E Diel, 1 Nëntor 2026

U nisen drejt Kanadase, mbyten ne liqen

KANADA - Drejtesia kanadeze ka denuar me 4 vjet burg trafikantet e familjes shqiptare, aventura e te ciles perfundoi tragjikisht me 2 shtator te vitit 2005. 23-vjecari Shkelqim Harizi dhe nena e tij zgjodhen nje menyre te paligjshme per te udhetuar nga SHBA drejt Kanadase, permes lumit Detroit. Ata u shoqeruan nga trafikantet e qenieve njerezore por barka ne te cilen u nisen drejt Kanadase u permbys duke hedhur te dy shqiptaret ne lume. Harizi nuk arriti te shpetonte pas renies ne uje, ndersa nena e tij arriti te dilte ne breg. Policia e Torontos e gjeti trupin e djaloshit, pak dite me vone te nxjerre nga uji ne breg, me rreth 10 mije dollare ne xhepat e pantallonave te tij. Pas gati 3 vitesh nga dita e tragjedise, dje eshte bere gjyqi per trafikantet e familjes shqiptare. Maitham Alzehrani 37 vjec me origjine nga Iraku, banues ne Uindsor Ontario, u denua me 4 vjet e 6 muaj burg.

A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›