Grindet me gruan per para, arratiset nga shtepia 33-vjecari
Korce- Nje 33-vjecar nga qyteti i Korces, pasi grindet me bashkeshorten, largohet ne drejtim te paditur dhe familja e deklaron te humbur. Burime zyrtare bene te ditur se eshte bere e mundur te gjendet pas dhjete ditesh kerkime, 33-vjecari Adrian Banushi, i cili ne listat e policise, figuronte i humbur qe prej dates 28 janar te ketij viti. I riu u gjet ne Tirane, ku ishte strehuar tek disa te afermit e tij dhe nuk kishte komunikuar me familjen qe nga dita e largimit. Pasi deshtuan ne kerkimet private, prinderit denoncuan ne komisariat dhe kerkuan ndihme per gjetjen e 33-vjecarit te sapomartuar. Gjate marrjes ne pyetje, Banushi eshte shprehur se kishte ikur nga shtepia, pasi nuk mund te bashkejetonte me me gruan e tij. "Ajo me merziti jeten dhe nuk rrija dot me te", ka thene i riu para hetuesve. Por e pyetur per kete fakt, bashkeshortja ka mohuar duke u shprehur se ishte Adriani qe prishte parate e familjes, qe u be edhe objekt grindjeje.
D.Z.
D.Z.