Administratori i servisit mashtron biznesmenin me 2.5 milione leke
Elbasan- Nje 37-vjecar eshte marre nen hetim per akuzen e mashtrimit te nje biznesmeni, te cilit nuk i ka kthyer shumen prej 2.5 milione lekesh. Seksioni Kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Policine e Elbasanit ka filluar ceshtjen penale, ne ngarkim te Vegim Dishanit, 37 vjec, pasi ndaj tij eshte ngritur akuza e mashtrimit. Mesohet se Dishani eshte i punesuar si administrator i nje servisi automjetesh. Gjate ketij viti ai ka mundur t'i marre ne vazhdimesi, pjese kembimi ne vlere 2.5 milione leke tregtarit N. Macolli, por me pas nuk eshte kthyer per ta likuiduar. Tregtari ka kryer kallezim penal ne polici. Menjehere jane vene ne veprim specialiste te krimit ekonomik dhe financiar, te cilet kane marre ne pyetje administratorin. Vegim Dishani ka deklaruar ne polici se, do ta likuidonte tregtarin sapo te shiteshin pjeset e kembimit. Megjithate ceshtja eshte nen hetim nga prokuroria per vepren penale te "mashtrimit".
F.S.
F.S.