Hakmarrje në Uoll Strit: Bankierët bojkotojnë restorantet
Një nga shefat e famshëm të kuzhinës në SHBA, Mario Batali, kërkon me çdo kusht të kthejë mbrapsht ato që ka thënë.
Kuzhinieri ka tërbuar bankierët dhe punonjësit e tjerë të Uoll Stritit, kur i ka krahasuar ata me Stalinin dhe Hitlerin. Tani ata kanë vendosur që të bojkotojnë restorantet e tij pas shpërthimit që pati në TV. Menjëherë pasanikët e Uoll Stritit nisën një fushatë Bojkotoni Batalin. Shko tani Mario e gjej ndonjë njeri në rrugë që të paguajë 100 dollarë për një pjatë në restorantet tua, shkruan njëri në Twitter. Batali ka në pronësi 20 restorante, shumica në zonën e bankave në Nju Jork. Një bankë anuloi të gjitha rezervimet në bankat e tij, kurse një tjetër bëri me dije se asnjë faturë që vjen nga lokalet e tij nuk do rimbursohet.