E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitalet e qyteteve, çmime të kripura për pacientët

Një pacientë paguan 3 herë më shumë nëse vizitohet apo shtrohet në një spital të vogël të qytetit. E thënë më thjeshtë, nëse për një ndërhyrje kirurgjikale një paciente paguan 45 mijë lekë të reja në spital rajonal, në atë bashkiak i duhet te paguaj për të njëjtin shërbim 55 mijë lekë. Ky grafik i Institutit të Kujdesit Shëndetësor tregon kostot për 4 shërbime kryesore.

Arsyseja që një pacient nxjerr nga xhepi më shumë para për të njëjtin shërbim nga një spital në tjetrin është mungesa e aparaturve dhe e stafit mjekësor në spitalet e vogla që i detyrojnë atë të shkojnë drejt spitaleve rajonale, pra më të mëdha.
 

Nëse një pacient paguan 8 mijë lekë për një ditë qëndrimi në Spitalin e Beratit, në Vlorë për të njëjtin ditë qëndrimi paguan 17 mijë lekë. Kjo për shkak se në spitale më të mëdha se ato të qyteteve të vogla kanë fituar më shumë besimin e pacientëve për një diagnostikim më të mirë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›