E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet skema e policisë për zgjedhjet

TIRANE-Nisur që nga orët e para të ditës së sot me, pa një afat të përcaktuar, Policia e Shtetit do të kalojë në gjendje gatishmërie. Ky është hapi konkret që urdhri i numrit një të policisë sonë gjen zbatim në prag të zgjedhjeve lokale të 8 majit, ndërsa thuajse në të gjitha drejtoritë e qarqeve, përfshi këtu edhe Tiranën, janë përcaktuar numrat e efektivëve të policisë që do të marrin në “mbrojtje të hekurt” votën e qytetarëve që do t’iu drejtohen kutive të votimit. 

7 mijë efektivë janë të listuar në të gjithë vendin si “gardianët” e sigurisë së këtij procesi, të cilët përveçse janë trajnuar dhe janë pajisur edhe me mjetet e duhura për të mbuluar edhe zonat e thella, shumë prej tyre vijnë nga përvoja të ngjashme. Gjithashtu, ndryshe nga herët e tjera, me urdhër të posaçëm të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në çdo drejtori qarku do të ngrihet grupi i punës, i cili do të informojë për mediat në kohë rekord ngjarjet që ndodhin. Veç punonjësve të veshur, pranë qendrave të votimit do të ketë edhe forca rendi me rroba civile për të mbajtur nën kontroll situatën.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›