E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakmerret për kushëririn, benzinë shtëpisë së policit

Familjarët e panë zjarrin dhe e shuan menjëherë. Konflikti kishte nisur për një motor që polici i kishte sekuestruar një shtetasi.

Pas ngjarjes, një ditë më parë Marjus Veli, e goditi me grushte policin dhe u arrestua pas ngjarjes. Por sot, kushëriri i tij që shkoi për të marrë hak ndaj policisë, duke tentuar t’i digjte banesën. Policia shkoi në vendngjarje dhe arrestoi shtetasin Adriano Lumaj, 23-vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Vlorë. 

Policia sqaroi se nga hetimet e kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje pasi ditën e djeshme kushëri i Adriano Lumaj, shtetasi Marjus Veli, ka goditur dhe fyer për shkak të detyrës punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor E. M pasi ky i fundit i kishte bllokuar një motor para rreth një muaji. Për këtë arsye Marjus Veli është arrestuar në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti tip “Lancia” ngjyrë blu me targa italiane që ka përdorur autori për t’u larguar, 2 aparate celularë si dhe një sasi lëndë djegëse. Nga Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Adriano Lumaj për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” e mbetur ne tentative dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. /Start/

                                                                                             2011-12-02 15:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›