Hala për drogën: Shitet në periferi, përdoret te ish-blloku
Periferia e Tiranës është foleja më e madhe e shitësve të drogës në kryeqytet, ndërsa zemra e këtij aktiviteti mbetet ish zona e bllokut. Ndërsa përsa i përket hashashit shefi i Sektorit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Tiranë Edmond Hala jep alarmin për shkollat 9-vjecare , ku nxenësit janë viktimat më të mëdha të trafikantëve. Ndërsa shton se policia e kryeqytetit po bashkëpunon me institucionet arsimore për identifikimin e tregtarëve të drogës.
Por përveç luftimit të fenomenit, policia e Tiranës gjatë muajve të fundit ka pasur edhe një beteje ligjore, atë të evidentimit dhe sekustrimit të pronave që kanë sigurinë trafikun e drogës. Sipas shefit të Sektorit kundër Nakotikëve dhe Trafiqeve deri tani janë dërguar në prokurori 13 procedime dhe të tjera janë në hetim.
Nëse do të ktheshim pas për këtë vit pa modesti ky sektor ka pasur edhe arritje dhe suksese në goditjen kundër trafikut të drogës. Pasi vetëm nga ky sektor në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit janë zhvilluar 27 operacione janë sekuestruar 717 kg drogë ku:
713 kilogramë kanabis sativa
3 kilogramë heroinë
1 kg kokainë