Haldeda: Buxheti, cdo vit reflekton rritje ekonomike
"Projekt-buxheti i vitit 2013 eshte i katerti radhazi qe projekton nje rritje te tij krahasuar me nje vit me pare". Keshtu eshte shprehur zv/ministri i Financave, Nezir Haldeda, mes te tjerash gjate prezantimit te ketij dokumenti. Duke shtuar se kjo po ndodh ne nje kohe kur "ekonomia e Shqiperise vijon te rrethohet, dhe te ndikohet nga zhvillimet ekonomike negative ne mbare globin, por vecanerisht ne Eurozone dhe vendet ngjitur". "Ne kohera te tilla kur pothuaj te gjitha vendet e rajonit kane reduktuar ndjeshem buxhetet e tyre, ky buxhet i katert radhazi ne rastin e Shqiperise, konkretizon nje rritje kundrejt buxhetit faktik te nje viti me pare, duke perbere padyshim nje zhvillim relativisht mjaft te kenaqshem per kedo", tha mes te tjerash ai lidhur me nje fakt te tille. Ndersa referuar treguesve konkrete te Projekt-buxhetit 2013, Haldeda tha se "rritja ekonomike reale parashikohet ne nivelin 4% dhe norma e inflacionit rreth nivelit te targetuar te saj prej 3%". Sikunder, eksportet e mallrave parashikohen te rriten ne rreth 15%. "Totali i te ardhurave parashikohet ne nivelin e 360.6 miliarde leke, me rritje prej 5.8% kundrejt te ardhurave te pritshme per vitin 2012, ose ne nivelin 25.2% e PBB-se. Nga ku te ardhurat nga tatimet e doganat parashikohet te jene 255.2 miliarde leke, me nje rritje prej 5.4%, krahasuar me te pritshmin per vitin 2012, ose rreth 17.8% te PBB-se", citoi me tej, numri 2 i Financave ne Konferencen e Kryetareve ne Parlament. Duke perfunduar me faktin se shpenzimet totale buxhetore per vitin 2013, parashikohen ne nivelin 409 miliarde leke ose 28.6% e PBB-se. "Prioritetet kryesore te qeverise qe materializohen ne keto shpenzime jane: rritja e diferencuar te pagave dhe pensioneve dhe mbajtja e nje ritmi te larte te investimeve publike ne nivelin 5% te PBB-se", perfundoi
zv/ministri i Financave, Nezir Haldeda.
zv/ministri i Financave, Nezir Haldeda.