Shqiperi-Maqedoni, marreveshje per levizjen e lire dhe pikat kufitare
Shqiperia dhe Maqedonia nenshkruan dje dy marreveshje te rendesishme per levizjen e lire, njohjes se dokumenteve te qarkullimit mes dy shteteve dhe hapjes se nje pike kufitare komunikimi ne zonen Trebisht-Xhepisht. Firmosja u be dje mes kryeministrit Sali Berisha dhe homologut te tij maqedonas, Nikola Gruevski, i cili ndodhet ne Tirane me rastin e festimeve per 100-vjetorin e pavaresise. Ne fjalen e tij ne konferencen e perbashket per shtyp, kryeministri i Maqedonise theksoi se e ardhmja e Shqiperise dhe Maqedonise eshte integrimi ne Bashkimin Europian, ndersa inkurajoi Shqiperine per realizimin e reformave. "Une harmonine e dy vendeve e shoh ne Bashkimin Evropian, gjithashtu dhe Berisha. Kemi qellim te perbashket strategjik. Uroj fillimin e reformave sic i ka nisur Maqedonia dhe ne do te ndihmojme ne kete drejtim", - u shpreh Gruevski. Nga ana tjeter, ai pohoi se me kryeministrin shqiptar kishte diskutuar edhe per ndertimin e autostrades Tirane-Shkup. "Gjate takimit, diskutuam per ndertimin e autostrades Tirane- Shkup, qe eshte nje projekt madhor. Theksuam mundesine per ndertimin e autostrades Shkup-Tirane per zhvillimin e turizmit. Hekurudha ka rendesi te madhe. Ne i kemi filluar pergatitjet"- shtoi ai. Nga ana tjeter, sipas kryeministrit maqedonas, pakicat maqedonase ne Maqedoni kane nje pozicion te rendesishem dhe po keshtu jane dhe pjese e vendimmarrjeve qeverisese. Duke numeruar nje sere qytetesh shqiptare ku sipas Gruevskit ka pakica maqedonase, ai kerkoi qe dhe me keto minoritete te avancohet ashtu si ne Maqedoni. "Bashkesia shqiptare ne Maqedoni ka nje pozicion te rendesishem dhe paraqet nje pjese te rendesishme te qeverise maqedonase. Ndaj nevojitet avancimi i pakices maqedonase ketu ne Shqiperi, pakica qe jetojne ne Korce, Bilisht, Pogradec, Golloborde, Berat, Kukes, etj", - theksoi kryeministri maqedonas.