Topalli: PS e ka per detyre te votoje ligjet e integrimit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu dje shqetesimin se kur Komisioni i Jashtem i Parlamentit Evropian mbeshtet me konsensus Shqiperine ne rrugen drejt integrimit, pengesa vjen nga brenda vendit. Ne nje reagim publik pas vendimit te marre dy dite me pare nga nderkombetaret, Topalli tha se eshte e pajustifikueshme qe opozita te mos miratoje tre reformat e kerkuara per marrjen e statusit te vendit kandidat. Ne nje kohe kur nderkombetaret miratojne rekomandimin per dhenien e statusit te vendit kandidat per Shqiperine. "Ne emer te Kuvendit, i shpreh falenderimet e sinqerta Komisionit dhe Parlamentit Evropian. Jam besim plote, se rezoluta e miratuar nga ky komision do te gjeje mbeshtetjen edhe nga Parlamentit Evropian. Por, ky akt vleresimi nuk me largon dot nga shqetesimi i thelle qe ndiej per pengesat qe i vijne procesit nga brenda Shqiperise. Ato jane te pa justifikueshme, te padrejta, te demshme dhe ato duhet te nderpriten menjehere", - u shpreh Topalli. Ajo theksoi se jane vetem tre ligje qe presin te miratohen ne Kuvend, per te cilat Komisioni i Jashtem i Parlamentit Evropian, dhe sigurisht Parlamenti Evropian, i identifikojne si te rendesishme ne procesin tone te reformave. Ndaj ajo i beri thirrje kreut socialist, Edi Rama qe t'i votoje reformat sa me pare te jete e mundur. "Dje, te majte e te djathte evropiane, jo shqiptare votuan per Shqiperine, votuan per rekomandimin per statusin e vendit kandidat. Ata nuk jane shqiptare, por votuan per Shqiperine. Edhe dje ne Kuvendin e Shqiperise ishin ne axhende si per disa muaj rresht, tre ligjet qe kerkon Evropa. Por koleget e mi socialiste nuk i votuan ato. Ata jane shqiptare por nuk votuan per Shqiperine. Refuzimi i zotit Rama per te votuar tre ligjet nuk eshte karshillek ndaj qeverise, as ndaj Komisionit Evropian, as ndaj Parlamentit Evropian. Refuzimi per te votuar tre ligjet, eshte karshillek ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. "Pa kushte dhe pa vonesa! Duke votuar keto tre ligje, Parlamenti kryen detyren e cila e mban ne politike", - akuzoi Kryetarja e Kuvendit, Topalli. Ne kete kuader, ajo gjeti rastin te ftoje edhe nje here kreun socialist, Rama qe te votoje reformat e kerkuara nga nderkombetaret. "Nuk ia kerkoj si dhurate per 100 vjetorin e Pavaresise, ia kerkoj si detyre, detyre ndaj shqiptareve", - theksoi Topalli. R. Rapushi