Haldeda: Qershori, vendimtar për buxhetin
Zv.ministri
Muaji qershor mbyll pjesën e parë të vitit, nga ku do të analizohen me kujdes rezultatet ekonomiko-financiare. Sipas zv.ministrit të Financave, Nezir Haldeda, në muajin korrik do të merret vendimi për rishikimin e buxhetit, pasi të jenë analizuar rezultatet që do të sjellë qershori dhe krejt 6-mujori i parë. “Nuk mund të them asnjë gjë konkrete se sa do të jetë rishikimi i buxhetit, ulja apo rritja e tij. Jemi duke parë skenarët, përfshi edhe mbi mundësinë e rritjes së pagave dhe pensioneve”, tha Haldeda për TVSH-në. Sipas Financave, ecuria e investimeve ka qenë përgjithësisht pozitive, me ndonjë problem të vogël në vonesat e disa tenderëve.
#