E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatët në koalicione, kushte për PD dhe PS

Qamil Xhani

Jane te pakten gjashte pika ne te cilat aleatet e dy forcave kryesore politike kane kerkuar qe te nderhyhet ne Kodin Elektoral. Deklarata e perbashket e krereve te partive politike kerkon nga forcat kryesore qe te ndryshojne sistemin aktual zgjedhore duke mundesuar korrektimin kombetar. Nderkohe qe nje pike tjeter ku kerkojne nderhyrje eshte dhe ndryshimi i ndarjes aktuale administrative, c'ka do te thote ulja e numrit te qarqeve. Nga ana tjeter, aleatet kane kerkuar numerim elektronik te votave, transparence per fondet e fushates, por edhe akses per partite e tjera politike ne media gjate fushates. Ne deklaraten e partive te vogla, theksohet se sistemi aktual ka deformuar voten dhe se menyra e llogaritjes se mandateve e ka bere sistemin zgjedhore ne Shqiperi unikal. "Sistemi aktual i zbatuar rastesisht, sipas ndarjes rastesore dhe disproporcionale administrative, i shoqeruar me algoritme inkoherente per shperndarjen e mandateve; cenon hapur barazine e votes, midis qarqeve, koalicioneve dhe partive brenda koalicioneve duke e bere ate nje model te deformuar dhe unikal qe ndeshet vetem te ne", thuhet ne qendrimin e perbashket te partive. Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, tha se nga 26 mandate qe duhet te kishin partite e vogla, sipas ndarjes aktuale, kane marre vetem 7. "Si ilustrim me kete mjafton fakti se 230 mije vota te partive tona ne vitin 2009, te barazvlefshme me 26.5 mandate, jane perkthyer nga ky sistem ne vetem 7 mandate", tha Milo. Ne kerkesen e partive te vogla theksohet se ndryshimi ne Kodin Zgjedhor eshte i mundur, pa qene nevoja per te ndryshuar Kushtetuten. Sipas drejtuesve te partive, korrektimi kombetar do te garantoje me shume perfshirje te forcave politike ne Kuvend. "Sistemi aktual, i mbiquajtur spanjoll, eshte lehtesisht i ndryshueshem, pa qene nevoja per nderhyrje ne Kushtetute. Nisur nga sa me siper, partite rane dakord te mbeshtesin deri ne realizim, perfshirjen si pjese e domosdoshme permiresimin e sistemit zgjedhor, permes futjes se korrektimit kombetar, pa pragje eliminuese dhe deformuese dhe qe mundeson qe cdo parti brenda koalicioneve te marre mandatet qe i takojne", thuhet ne deklaraten e partive politike. Nga ana tjeter, partite politike kane kerkuar qe te ndryshimet e kerkuara garantojne transparencen e votes ne perputhje me Kushtetuten e vendit. "Ne kerkojme vendosjen e barazise ligjore midis subjekteve zgjedhore me administrimin e zgjedhjeve, aksesin ne media dhe mbi te gjitha ndryshimin e sistemit aktual, qe garanton sigurine e votes ne perputhje me Kushtetuten dhe standardet e kerkuara, natyren e vet sistemit dhe sidomos me specifikat tona politiko-administrative", thuhet ne deklaraten e partive politike te mbledhura dje.

Kerkesat e aleateve

Lista te hapura kandidatesh

Numerim elektronik i votave

Korrektim kombetar i sistemit spanjoll

Ndarje te re administrative

Transparence e fondeve ne fushate

Akses i te gjitha subjekteve politike ne media

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›