Pr/ligji i energjisë, PD-PS debate në Kom. e Veprimtarsë Prodhuese
TIRANË- Pas debateve mes PD dhe PS, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese vendos të dëgjojë grupet e interesit në lidhje me propozimet që ata kanë për pr/ligjin e energjisë që synon liberalizimin e tregut. Kërkesa për dëgjimin e grupeve të interesit u bë nga opozita.
DEBATET
Në Komisionin e Veprimtaive Prodhuese është diskutuar sot projektligji i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Gjatë diskutimeve ka pasur debate mes të djathtëve dhe të majtëve në komision.
Socialisti Eduart Shalsi ka deklaruar se në lidhje me këtë pr/ligj nuk janë dëgjuar grupet e interesit, ndërsa kërkoi që 5 kompani duhet të japin mendimin e tyre.
Kjo kërkesë e Shalsit është cilësuar nga Gjana i PD-së, si nxitje politike dhe jo si kërkesë që vjen nga kompanitë.
"Kërkesa ka ardhur me vonesë, nuk pranohet. Më duket si nxitje politike dhe jo një kërkesë që bëhet nga kompanitë“, ka thënë Gjana.
(ma.ar/BalkanWeb)