SHBA/ Obama aprovon vendimin për operacione në Jemen
Presidenti amerikan Barack Obama ka aprovuar një vendim për operacione të përbashkëta të shërbimeve sekrete dhe forcave të armatosura në Jemen. Lajmin e bën të ditur "Washington Post", e cila saktëson se operacionet kanë nisur që para gjashtë javësh dhe kanë çuar në vrasjen e 6 liderëve të degës së Al Kaedës.
Sipas burimit, këshilltarët amerikanë nuk marrin pjesë në sulmet në vendin arab, por kontribuojnë në planifikimin e misioneve, në zhvillimin e taktikave dhe në furnizimin me armë.
Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara u kalojnë forcave jemenase informacione të mbledhura nga shërbimet sekrete amerikane.