E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sri Lanka,presidenti aktual Mahinda Raxhapaksa fiton zgjedhjet

Presidenti aktual i Sri Lankës, Mahinda Raxhapaksa ka fituar zgjedhjet presidenciale të së martës. Sipas televizionit shtetëror, Raxhapaksa do qëndroje në krye të vendit edhe për 4 vitet e ardhshme pasi ka fituar 67 % të votave, me 1.8 milionë vota avantazh ndaj rivalit Sarath Fonseka. Por polemikat mes qeverisë dhe opozitës kanë tensionuar situatën në vend pasi vetë kandidati Fonseka nuk mundi të votonte sepse nuk e gjeti emrin në listat zgjedhore. Por autoritetet më të larta ligjore të vendit nuk kanë pranuar se problemi ekziston. Ndërkohë, qindra ushtarë kanë rrethuar hotelin ku gjendet Fonseka. Ministri i Mbrojtjes së Sri Lankës ka dhënë një urdhër arresti për kandidatin presidencial dhe ish-komandantin e ushtrisë, për të parandaluar arratisjen e tij nga vendi, pas publikimit të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve. "Këta njerëz kanë rrethuar hotelin me ushtrinë dhe po kërcënojnë personat që kujdesen për sigurinë time. Planet e tyre janë që të na rrethojnë dhe të na arrestojnë", deklaroi Fonseka në një intervistë telefonike për Reutersin. Një reporter i Reutersit ka parë qindra ushtarë të vendosur në ambjentet jashtë hotelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›