E Diel, 1 Nëntor 2026

Raul nuk ndalet

Kapiteni i Real Madridit, Raul ka insistuar se nuk planifikon të pensionohet në fund të këtij sezoni. Sulmuesi 33 vjeç synon të vazhdojë të luajë – në ose larg gjigantit madrilen. “Nuk kam ndërmend të pensionohem.

Dëshira ime është të mbetem këtu edhe për një vit tjetër, por në fund të sezonit do të analizojmë situatën dhe do të marr vendim. Megjithatë, dua të luaj ende”, deklaroi Raul për të përditshmen sportive spanjolle, AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›