E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aquilani nuk është në shitje

Menaxheri i Alberto Aquilanit ka insistuar se mesfushori i Liverpoolit nuk do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Në kohën e fundit kanë qarkulluar spekulime se Aquilani mund të largohet nga Anfield gjatë verës, pas vetëm një sezoni në Merseyside.

Mirëpo, menaxheri i tij, Franco Zavaglia ka insistuar se e ardhmja e Aquilanit është në Anfield Road.

“Nuk mendoj se Liverpool do ta prishë ekipin për shkak të krizës ekonomike. Po ashtu, Alberto ka kontratë pesëvjeçare, andaj si mund të shitet?” tha Zavaglia për Tuttomercatoweb.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›