Halili: Memelli qëndron te TiranaMigen Memelli, me 22 golat e tij dha një kontribut të rëndësishëm në fitimin e titullit nga ana e Tiranës

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Migen Memelli (29 vjeç, 3 ndeshje këtë sezon) pritet të rinovojë kontratën me klubin e tij aktual, Tiranën, ku ai është huazuar nga skuadra suedeze, Gais.
LOJTAR I RËNDËSISHËM
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, pohoi se sulmuesi mund të largohet nga 24-herë kampionët vetëm nëse ai do të ketë ndonjë ofertë nga jashtë Shqipërisë. Halili: “Ai është një nga lojtarët më të mirë dhe që të gjithë ne dëshirojmë të vazhdojë të luajë për Tiranën”. Migen Memelli, me 22 golat e tij gjatë sezonit të kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit dhe dha një kontribut të rëndësishëm në fitimin e titullit nga ana e Tiranës.
Numri i klikimeve - 1358
E Merkure, 02 Dhjetor 2009