E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori 2010, FIFA publikon vazotShorti do të hidhet ditën e premte në Afrikën e Jugut, më 4 dhjetor në Kejp Taun

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – FIFA publikoi vazot dhe kokat e serisë për shortin e Kampionatit Botëror 2010, që do të hidhet ditën e premte në Afrikën e Jugut, më 4 dhjetor në Kejp Taun. 

Në vazon 1 janë tetë kokat e serisë, skuadrat që kanë koeficientin më të lartë bazuar në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor 2009, duke i shtuar këtu Afrikën e Jugut, si vendi organizator.

Vazo 2 përfshin ekipe nga Azia (Australia, Japonia, Koreja e Veriut, Koreja e Jugut,), Amerika Veriore dhe ajo Qendrore (Hondurasi, Meksika, Shtetet e Bashkuara), si dhe Oqeania (Zelanda e Re).

Vazo 3 përfshin ekipe nga Afrika (Nigeria, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana dhe Algjeria) dhe Amerika e Jugut (Kili, Paraguai, Uruguai).

Vazo 4 do të përfshijë ekipet e tjera nga Europa: Danimarka Franca, Greqia, Serbia, Portugalia, Sllovenia, Slovakia dhe Zvicra.
 
Afrika e Jugut do të përfshihet automatikisht e pozicionuar si A1, ekipet e tjera të vazos 1 do të renditen në grupet e tjera B-H, por do të jenë gjithmonë si numri “1” i grupit të tyre, pra B1-H1.

Në short do të zbatohet kriteri gjeografik, duke nënkuptuar se dy ekipe nga e njëjta konfederatë nuk mund të jenë pjesë e një grupi, me përjashtim të ekipeve europiane, ku maksimumi do të jetë dy ekipe në grup.

Grupet do të hidhen në short nga ai A te H, dhe pozicionet në grup do të shortohen nga pozicioni 2 te ai 4.

VAZO 1
Afrika e Jugut, Italia, Argjentina, Brazili, Anglia, Gjermania, Holanda dhe Spanja

VAZO 2
Australia, Japonia, Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Hondurasi, Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Zelanda e Re

VAZO 3
Kili, Paraguai, Uruguai, Nigeria, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana dhe Algjeria

VAZO 4
Danimarka Franca, Greqia, Serbia, Portugalia, Sllovenia, Slovakia dhe Zvicra.

Numri i klikimeve - 1359
  E Merkure, 02 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›