E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo entuziast: Ishim të jashtëzakonshëm

“E nisëm mirë ndeshjen, duke sulmuar vazhdimisht. U gjëndëm në disavantazh, pasi gabuam në penalltinë e parë. Në një situatë të tillë, është shumë e rëndësishme psikologjia e skuadrës dhe në këtë aspekt lojtarët ishin të jashtëzakonshëm”, tha Leo pas ndeshjes.Duke i marrë me radhë futbollistët kuqezi, tekniku brazilian shtoi: “Bekam u përshtat mirë me skuadrën dhe do të na ndihmojë edhe në ndeshjet e tjera. Borrielo ishte fantastik, shënoi dy gola të bukur dhe për mendimin tim, ka shanse për t’u grumbulluar me kombëtaren në Afrikë. Gatuzo u rikthye pas dëmtimit dhe luajti mirë, po ashtu edhe Ambrozini, ishte vendimtar. I vetmi dyshim për takimin me Juventusin mbetet Pato”.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›