E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: 50% e përmbaruesve shtetëror kalojnë në privat

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi deklaroi sot se prej disa kohesh kemi nisur një reformë jashtëzakonisht të rëndësishme: kalimin e këtij operatori të drejtësisë, në një shërbim publik të liberalizuar, nëpërmjet privatizimit të tij.

“Motivi bazë i kësaj reforme është nxitja e ekzekutimit efektiv në kohë dhe me cilësi të vendimeve gjyqësore, si standard evropian i domosdoshëm në procesin e rregullt ligjor’,- deklaroi i pranishëm në ceremoninë e organizuar sot në ministrinë e Drejtësisë, me rastin e çertifikimit të një grupi përmbaruesish gjyqësorë.

“Motivi bazë i kësaj reforme është nxitja e ekzekutimit efektiv në kohë dhe me cilësi të vendimeve gjyqësore, si standard evropian i domosdoshëm në procesin e rregullt ligjor’, tha Halimi.

Sipas tij, vitin e kaluar për herë të parë në Shqipëri filloi zbatimi i fazës së parë të reformës dhe u çertifikuan 70 përmbaruesit e parë privatë. Ndërkohë që publiku shqiptar u njoh me këtë reformë të rëndësishme, preku elementët e saj të rëndësishëm dhe po beson gjithnjë e më shumë tek kjo reformë.

Kreu i ministrisë së Drejtësisë Halimi tha se, “sot ne jemi dëshmitarë që cilësia e shërbimit për qytetarët është rritur paralelisht me heqjen e barrierave të burokracisë dhe liberalizimin e sektorit. Ndërkohë që ekzistenca e shërbimit privat i ka dhënë hov konkurrencës së ndershme me shërbimin shtetëror dhe rrjedhimisht ka përmirësuar edhe këtë të fundit. Qytetarët, biznesi, bankat e kanë pritur jashtëzakonisht mirë këtë reformë.

Ministri Halimi, duke vënë në dukje reformën në shërbimin përmbarimor, tha se, “sot bëjmë ndryshimin e madh. Implementojmë fazën e dytë të kësaj reforme sepse 50% të shërbimit shtetëror e liberalizojmë, duke kaluar në tregun privat stafin e tij”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›