Afganistan, amerikanë vrasin 11 rebelë
Kandahar-Forcat e koalicionit nën komandën amerikane gjatë një operacioni në provincën e Kandaharit, kanë vrarë të paktën 11 rebelë. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme, ku humbën jetën këta persona, të quajtur ndryshe si talebanë. Operacioni u zhvillua në distriktin e Maiwand, 75 kilometra në perëndim të qytetit të Kandaharit.
''Forcat e koalicionit vranë 11 rebelë talebanë, prej të cilëve dhe shefi i një celule që prodhonte bomba artizanale dhe arrestuan dy të tjerë gjatë një operacioni që kishte vënë në shënjestër një rrjet të rëndësishëm që ndërrmerrte sulme me bomba në rrugët e provincës së Kandaharit'', konfirmoi koalicioni në një komunikatë. ''Ky rrjet ka qenë përgjegjës për vdekjen e dhjetëra ushtarëve të forcave të NATO-s”-vijon komunikata.