Kashmiri indian më i qetë në 20 vite
Kashmir -Kashmiri indian, por kalon periudhën më të qetë në dy dekadat e fundit, deklaroi sot policia, por shtoi se mbi 1000 gueriles ende operojnë në atë zonë. Dhuna në Kashmir ka nisur 20 vite më parë. Gjatë një sulmi kundër militantëve myslimanë në Jammu dhe në Kashmir këtë vit, forcat indiane të sigurisë eliminuan 350 gueriles, përfshirë 67 komandantë të lartë të grupeve të ndryshme, deklaroi shefi i policisë së Kashmirit, Kuldeep Khuda.
Numri i sulmeve të zhvilluara nga militantët është ulur me rreth 40 për qind në 700 të tilla krahasuar me sulmet e ndodhura vitin e kaluar, niveli më i ulët i dhunës në histori, deklaroi Khuda. Zyrtarët e Indisë kanë deklaruar se dhuna dhe përplasjes mes trupave ushtarake vendase dhe militantëve separatistë ka filluar të ulet në vitin 2004 pasi India dhe Pakistani, të cilët pretendojnë të drejta mbi gjithë zonën, por kanë kontrollin mbi vetëm një pjesë të saj, nisën një proces të ngadaltë paqeje.