E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Arrestimet, terrori shtetëror ndaj shqiptarëve

“Vazhdim të terrorit shtetëror” kundër shqiptarëve ,kështu e ka cilësuar arrestimin e pesë shqiptarëve të dyshuar për krime lufte në vitin 2001, deputeti shqipar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi.

Sipas tij ky terror "filloi në mënyrë agresive në dhjetor të 2008-ës, për të vazhduar në korrik të 2009-ës dhe se kjo është arsyeja pse qindra familje shqiptare kanë emigruar nga Lugina e Preshevës.

Halimi thekson se nuk është rastësi që ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç ka nisur arrestimet dy ditë para zgjedhjeve, më 6 maj dhe se veprimet e tilla mund të kenë pasoja për tërë rajonin.

"Qëllimi është për të fituar pikë të lira politike, dukeluajtur me fatin e këtij vendi dhe të gjithë rajonit”, tha Halimi për agjencinë serbe të lajmeve, Beta.

Ai shtoi se ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës
dhe Bujanocit nuk janë më të sigurt në Serbi, edhe pse me përfundimin e konfliktit të 2001-ës, atyre iu garantua amnistia.

Halimi bëri me dije se në mesin e të arrestuarve është edhe një kandidat për këshillin lokal, i cili është lënduar gjatë aksionit të policisë.

"Ky është një vazhdim i procesit politik, që ka për qëllim presionin ndaj shqiptarëve të rajonit. Rezultati ishte spastrimi etnik i shqiptarëve, ku vetëm në komunën e Medvegjës nga 5 mijë e 500 shqiptarë kanë mbetur vetëm 600”, tha Halimi.

Deputeti shqipar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi tha se shqiptarët janë të shqetësuar rreth kërcënimeve të Daçiç, se arrestimet do të vazhdojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›