Halimi: E papranueshme që Rama i thotë gjykatës bandë
14/12/2011 Duhet të inkurajohet gjyqtarët e prokurorët
Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, i ka quajtur si të pabazuara deklaratat e kreut të PS Edi Rama, i cili nga Saranda i ka etiketuar gjyqtarët si bandë kriminale. “E papranueshme të quash një gjykatë të tërë bandë kriminale”,- është shprehur ministri Halimi, ndërkohë që ka bërë thirrje për inkurajim të gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm. Reagimi i ministrit erdhi gjatë një takimi lidhur me Reformën e Shërbimit të provës. Gjatë këtij takimi Halimi vuri në dukje se Reforma e Shërbimit të provës, padyshim ngelet një nga reformat më të suksesshëm të Ministrisë së Drejtësisë. Kjo reformë, sipas tij, pati në qendër të vëmendjes së saj dy anë shumë të rëndësishme procesin e riintegrimit të personave, të cilët janë nën ekzekutimin e një vendimi penal, uljen e kostove publike për ekzekutimin e dënimeve, por nga ana tjetër dhe kujdesin për sigurinë publike. Padyshim që suksesi i dënimeve alternative dhe Shërbimit të Provës është edhe rrjedhojë e angazhimit konkret të të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët besuan tek dënimet alternative dhe i dhanë jetë dispozitave ligjore. Aktualisht Shërbimi i Provës ka nën vëmendjen dhe kujdesin e vet rreth 3500 persona, nga të cilët të dënuar janë rreth 2800 persona, që padyshim pa këtë Shërbim do të ishin të destinuar për sistemin penitenciar me kosto financiare të ndjeshme.