E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano President? Duhet një emër konsensual

14/12/2011  Arta Dade

PS duket se do ti qëndrojë kërkesës së saj për nje president konsensual pas përfundimit të mandatit të Bamir Topit, ku duket se emri i Nanos nuk do të ketë këtë vlerësim. Në një intervistë të dhënë për News 24, të emisionit “5 pyetje nga Babaramo” Arta Dade, në lidhje me deklaratën e ish kreut socialist ku shpalli përfshirjen në garën e kreut të shtetit, thekson se është e drejta e çdokujt të kandidojë për president, por se ajo do të preferonte që pasardhësi I Topit të jetë një president konsensual si një traditë e vendosur dhe kohë më parë. Madje Dade ka dhënë dhe vlerësimet e saj për Presidentin aktual, duke shtuar se në shumë momente ai ka treguar se ka mbajtur rolin si kreu i shtetit. Megjithatë ajo ka theksuar se nuk është moment as për të ridiskutuar një mandat të dytë të Topit madje dhe as për një emër të dytë që do të zëvendësojë atë. Sipas saj, një emër do të diskutohet në momentin e duhur. Megjithatë Dade e ka parë me rezerva kandidimin e Nanos në postin e Presidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›