E Diel, 1 Nëntor 2026

Duma ruse votëbeson Medvedev si Kryeministër

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, Duma Shtetërore, ka konfirmuar ish presidentin Dmitri Medvedev, në postin e Kryeministrit, një ditë pasi Vlladimir Putin bëri betimin për postin e Presidentit.

Ligjëvënësit në Duma votuan me 299 vota për Medvedev, ndërsa 144 votuan kundër.

Partia Rusia e Bashkuara, që është aleate e Kremlinit, mban shumicën e vendeve të deputetëve në Dumën Shtetërore.

Në këtë mënyrë, konfirmimi i sotëm kompletoi ndërrimin e posteve ndërmjet Putin e Medvedev.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›