E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Korrupsioni hetim tek Krimet e Rënda. Dënim maksimal abuzuesve

ministri halimi ne fbTiranë- Ministri i Drejtësisë ka bërë publike disa nga çështjet që do të përbëjnë ndryshimin në Kodin e Procedurës Penale, drafti final i të cilit pritet që në javët në vazhdim të disutohet me aktorët e drejtësisë.

Në një postim në rrjeti n social Facebook, ministri Halimi është shprehur se kjo reformë është një ndër më thelbësoret në këto 15 vjet.

Sipas tij, kodi do të përsojë ndryshime në çështjet e procesit të hetimit, implementimi i Institutit të marrëveshjes paraprake të pranimit të fajit si dhe korrupsioni të hetohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

1- Procesi i hetimit te krimeve duhet te reformohet, qe hetimi te jete me efikas, me i shpejte ne zbulimin e se vertetes. Ajo qe qytetaret kane nevoje te dine nje ore e me pare eshte e verteta e nje ngjarje, pa pritur me vite te tera per zbulimin dhe ndeshkimin e autoreve. Policia gjyqesore dhe institutet i marrjes, kerkimit dhe analizimit te provave duhen reformuar.

2- Te implementojme Institutin e “marveshjes paraprake te pranimit te fajit”. Nje model qe do te pershpejtoje hetimet dhe do lehtesoje gjykimin dhe dhenien e drejtesise penale efektive.

3- Duhet reformuar Instituti i gjykimit te shkurtuar. Qellimi per te cilin u vendos shume vite me pare ka deformuar dhenien e drejtesise. Ne pjesen me te madhe te rasteve, ky institut ka sherbyer per shmangien e denimit dhe dhenies se nje drejtesie penale efektive.

4- Korrupsioni duhet te gjykohet nga Gjykata e Krimeve te Renda. Qytetaret duhet te shohin cdo dite se ata qe abuzojne me fonde publike apo sherbime ndaj tyre, qofshin ne administraten qendrore apo lokale, te gjykohen shpejt, por dhe me denim te gjate si shprehje e nje drejtesie penale efektive.

Keto ceshtje por dhe shume te tjera te cilat do ti diskutojme ne javet ne vijim, do te perbejne reformen me te thelle ne fushen e hetimit penal ne keto 15 vjet.
Reforma e Kodit te Procedures Penale, do te jete nje nga ligjet e para qe do te miratojme ne shtator te ketij viti.

Ju lutem jepni komentet tuaja ne lidhje me keto ceshtje, qe ekspertet te njihen me to, sepse drejtesia dhe reformimi i saj ka nevoje per te gjithe ju,- shkruan Halimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›