E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, Berisha: Miliona vizita në spitale sepse investuam në sistemin shëndetësor

POGRADEC-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga Pogradeci, ku inauguroi investimet në korpusin spitalor të këtij qyteti, se qeveria ka investuar maksimalisht në sistemi shëndetësor.

Duke folur mbi jetëgjatësinë e shqiptarëve, kryeministri theksoi se qytetarët sot nuk trembet të shkojnë në spital si para vitit 2006.
“Sot shqiptarët kanë jetëgjatësinë më të lartë se vendet e BE, sot shqipëria renditet treta sa i përket akcesit të lirë në kujdesin shëndetësor për qytetarët.
Do ju jap një shembull. Nga 2.4 milionë vizita që kishte në vitin 2006, janë 6 milionë vetëm vitin e kaluar dhe kjo është dëshmi e ndërgjegjësimit të qytetarëve për shëndetin, por dhe dëshmi dhe e sistemit shëndetësor për kujdesin ndaj pacientit.
Ne kemi mobilizuar fonde të mëdha në investime në spitale”. 

Kryeministri theksoi se kush kritikon punën humanitare të mjekëve ka kryer një gabim të rëndë. Më tej Berisha iu referua dhe një deklarate të mëparshme të Edi Ramës që tha se ‘në spital kur shkon duhet të marrësh dhe gruan me vete nga frika e infermiereve’.
“Natyrisht ne kemi punë për të bërë, kemi bërë por dhe do përmirësojmë menaxhimin. Por ata që e mohojnë kontributin tuaj të jashtëzakonshëm, mundimet tuaja sakrificat tuaja personale dhe familjare ata bëjnë një gabim shumë të rëndë. Ata, të cilët shprehen se nuk shkon dot në spital i pashoqëruar nga gruaja, e kanë gabim. I nderuar shok, infermieret e Shqipërisë ti kanë falur këto se ato dinë të falin pacientët. Përulemi për punën e tyre me vetëmohim që kujdesen për njerëzit tanë ndonjëherë dhe më shumë se kujdesen familjet e tyre për ta. Kjo është rruga drejt humanizmit drejt së ardhmes, përpara”.

vijonn

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›