Berisha në Pogradec: Investime të mëdha anekënd vendit në shëndetësi
Pogradec- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka inaguruar sot fazën e parë të punimeve të Korpusit të Spitalit të Pogradecit, një investim ky prej 60 milion lekësh.
Gjatë fjalës së tij, shefi qeverisë falenderoi dhe vlerësoi punën e mjekëve, infermierëve dhe sanitareve, për atë që siç tha edhe kryeministri, me punën e tyre e kanë renditur Shqipërinë krahas vendeve më të zhvilluara për sa i përket treguesve më themelor të shëndetit të njeriut.
Misioni juaj është i pakrahasueshëm, keni dhënë kontribut për ta vendosur Shqipërinë në radhët e vendeve të zhvilluara. Sot Shqipëria ka disa nga treguesit më themelor të njeriut të shëndetit, të barabartë me disa nga vendet e zhvilluara, si vdekshmëria foshnjore që ka qenë një problem shumë madhor për ne, nga 2005 në 2011 ajo pothuaj u përgjysmua, e kjo përbën një nivel të njejtë me vendet anëtare të OECD-së. Ne mjekët, infermierët, sanitarët jemi aksioner të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë së shqiptarëve. Sot Shqipëria renditet e 3-ta në aksesin e lirë të kujdesit shëndetësor për qytetarët. Nga 2.4 mln vizita në 2006, vizitat mjeksoere në Shqipëri janë 6 mln vitin e kaluar, dëshmi e rritjes së madhe të intreresit të qytetarëve për shëndetin por gjithashtu edhe dëshmi e dyerve të hapura të këtij sistemi për ti mirëpritur ata,- tha Berisha.
Sipas tij, ata që mohojnë kontributin e mjekëve, duke akuzuar kreun e opozitën si shqiptarofob, janë të falur nga mjekët vetë.
Ka shqiptarofobë që sa dëgjojnë një sukses të Shqipërisë, hidhen ky na krahaoi me këtë, po kjo është garë e njerëzve të lirë. Njerëzit e lirë janë në një garë të fuqishme të pandërprerë për të arritur nivele të mira për qytetarët e tyre. Kemi rrugë për të bërë, do përmirësojmë menaxhimin, por ata që mohojnë arritjet kontributin tuaj, mundimet tuaja personale e familjare bëjnë një gabim shumë të rëndë, ata që shprehen se sshkon dot në spital i pashoqëruar nga gruaja, i nderuar shokë, inferierët ta kanë fal këtë gjë, përndryshe ne përulemi me nderim shumë të madh para punës së tyre, që kujdesne për njerëzit tanë edhe më shumë se njerëzit tanë,u shpreh kryeministri.
Sipas tij, qeveria ka bërë shumë këto mandate për ti ardhur në ndihmë të sëmurëve dhe për të sjellë në vendin tonë, siç tha kryeministri, fjalën e fundit të teknologjisë në sistemin shëndetësor.
Ne jemi të vendosur të ecim në reformën tonë të sistemit shëndetësor. Ne inaguruam fazën e parë të këtij spitali jashtëzakonisht të rëndësishëm për qytetarët dhe për turistët që vijnë për pushime.
Këto vite kemi investuar në spitale qëndra shëndetësore 300 mln dollarë, sot Shqipëria ka aparatura absolutisht të fjalës së fundit, lista e barnave është më të plotat e barnave të rimbursueshne, sot pensionistët shqiptarë kanë të rimbursuara 100 % të ilaçeve që përdorin. Janë 600 të sëmurë e po rritet numri i tyre që po marrin shërbimin e dializës me 15 mijë euro në vit secili prej tyre.
Do vazhdojmë të përmirësojmë shërbimin, investime kemi bërë për ngritjen e spitaleve të reja 6 mln euro për spitalin Nënë Tereza për imazherinë, për rezonancat magnetike, skaner, në të gjitha anët e vendit,- përfundoi ai.