E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Gjyqësori sot nevoje urgjente të fitojë besueshmërinë

TIRANE - Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi theksoi domosdoshmërinë që sitstemi gjyqësor të fitojë besimin e publikut, në mënyrë që “marrëdhënia gjyqësor-publik të i ngjajë më një martese në krizë.”

Gjatë fjalës së tij në konferencën e zhvilluar me kryetarët e gjykatave, ministri Halimi deklaroi se transparenca dhe dixhitalizimi i sistemit gjyqësor janë imediate për fitimin e besimit.

“Drejtuesit e zotë personifikojnë misionin dhe fytyrën e një gjykate. Gjyqësori sot nevojë urgjente të fitojë besueshmërinë. Do vendoset audio dhe video në çdo gjykatë.”- deklaroi ministri Halimi.

Të pranishëm në konferencë ishin edhe ambasadorët e BE-së, SHBA-së dhe OSBE-së në vendin tonë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›