Ndreu: Ju tregoj arsyet pse më përjashtoi FSHF
TIRANE- Me një vendim të rrallë, Federata Shqiptare e Futbollit ka përjashtuar dje përjetësisht nga futbolli trajnerin e Kastriotit Ramadan Ndreu. Sipas asaj që thuhet në Komisionin e Disiplinës, Ndreu ka ushtruar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ka fyer zyrtarët e FSHFsë, ndërkohë që është përsëritës në sjellje të tilla. Gjithçka ka ndodhur në takimin e Kupës mes Kastriotit e Skënderbeut, të zhvilluar dy ditë më parë në Krujë dhe që përfundoi në barazim pa gola. Aty, Ndreu ka patur një përplasje me gjyqtarët dhe me delegatin e Federatës Besnik Çela, ndërkohë që debati ka vijuar edhe ditën e djeshme në ambientet e FSHF-së, ku mësohet se zyrtari i FSHFsë është kërcënuar. Kjo çoi në vendimin ekstrem të Komisionit të Disiplinës, që përjashtoi përjetësisht trajnerin krutan. ARSYET
I kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", Ramadan Ndreu ka treguar versionin e tij të ngjarjeve, ndërkohë që ka pranuar se edhe ai vetë kishte vendosur të tërhiqej. "Paraprakisht po ju them se unë edhe vetë sot (dje) në mëngjes i kam paraqitur dorëheqjen presidentit, pasi nuk mund të vazhdoja më me gjithë këto padrejtësi që bëhen këtu. Unë jam tip gjaknxehtë dhe nuk i duroj gjëra të tilla, - tha Ndreu. - Sa i përket sherreve, ka qenë vetëm një përplasje dhe asgjë më shumë. Por, me këtë vendim nuk mbetet gjë tjetër, veçse të më pushkatojnë. Nuk mund të duroja dot gjithçka po ndodhte, pasi arbitrat ishin të vendosur që të fitonte Korça dhe të gatshëm për të bërë gjithçka. Presidenti ynë këtë vit ndërtoi një ekip të mirë, një ekip të shkëlqyer, por askush nuk të lë të ecësh. E kemi parë të gjithë se çfarë ka ndodhur në ndeshjet me Skënderbeun. Unë vetë kisha vendosur me kohë të ikja dhe tani nuk do të merrem më me futboll, sepse është e papranueshme ajo që ndodh. I kërkoj falje vetëm presidentit, sepse mund ta kem tepruar pak me lojtarët në fund të ndeshjes", shton trajneri i Kastriotit.
SHERRI ME ÇELËN
Ramadan Ndreu ka treguar edhe debatin e fortë me Besnik Çelën, që nga fusha e Krujës, ka vijuar ditën e djeshme në ambientet e Federatës, ku mësohet se ka patur edhe kërcënime. "Të gjithë e njohin kush është Besnik Çela, - thotë Ndreu. - Kudo ku shkon ai, ka probleme. Ai është një provokator i madh. Imagjinoni, që ndeshja e kthimit me Skënderbeun, ishte thuajse miqësore, sepse luhej pa tifozë. Ai kishte thirrur 300 policë, vetëm e vetëm që të fitonte Skënderbeu. Nuk e kuptoj një gjë të tillë, si mund të kesh frikë për një ndeshje ku nuk ka asnjë tifoz. Por, ai është një njeri që duhet të kishte ikur prej kohësh nga FSHF. Për shkak të këtyre metodave, janë duke u larguar edhe tifozët nga stadiumet", shton tekniku i Kastriotit.
(ma.ar/BalkanWeb)