E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE-ja mundeson arsimimin e 160 femijeve te komunitetit rom

Kreu i Prezences se OSBE-se ne vendin tone Eugen Volfart u ndal sot ne qytetin e Fushe-Krujes ne mbeshtetje te arsimimit te femijeve te komunitetit rom. Prezenca e OSBE-se siguroi qe 160 femije rome ne qytetin e Fushe-Krujes te mund te vazhdojne arsimimin e tyre kete vit shkollor duke mbuluar shpenzimet e qirase pasi shkolla eshte vendosur ne mjedise private si dhe dhuroi 170 libra dhe tre kompjutera. Duke vizituar shkollen me 15 dhjetor 2011 kryetari i Prezences ambasadori Eugen Volfart tha E drejta per arsimim eshte nje prej elementeve me themelore te respektimit te te drejtave te pakicave. Jemi te bindur se arsimimi eshte nje prej faktoreve kryesore per te shperbere ate qe mund te konsiderohet edhe si rrethi vicioz i margjinalizimit te romeve. Permes arsimimit femijet mund te pajisen me instrumentet e nevojshme per te kerkuar nje te ardhme me te mire duke arritur keshtu integrimin e plote te romeve ne shoqeri. Ambasadori Volfart shtoi se integrimi i plote i romeve ne shoqeri do te nise te behet realitet vetem atehere kur femijet rome do te shkollohen se bashku me bashkemoshataret e tyre jo rome. Sipas tij me mbeshtetjen e Prezences se OSBE-se ne Shqiperi dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences do te vihen ne zbatim politika per integrimin e plote te femijeve rome ne shkollat e rregullta.

Te pranishem ne veprimtari ishin edhe kryetari i Bashkise se Fushe-Krujes Gjon Bardhi prefekti i Durresit Genc Alizoti kryetarja e Keshillit te Qarkut Eglantina Begteshi si dhe drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale te Durresit Filip Gjonci.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›