E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 72-vjecari pasi kercenoi me nje shishe me fitil 2 prokurore

Prokuroria e Pergjithshme dhe Policia e Tiranes dy dite me pare u alarmuan per shkak se gjeten jashte dritares nje shishe me fitil. Fillimisht u dyshua per nje bombe artizanale por me pas ekspertet konfirmuan se ne shishe nuk kishte lende shperthyese por nje leter dhe nje fitil. Ne leter autori u kishte derguar mesazhe kercenuese dy prokuroreve te kesaj prokurorie duke iu kerkuar zbardhjen e disa tabulateve. Por mesohet se forcat e komisariatit Numer 1 e arrestuan 72-vjecarin Rahmi Karasani banues ne Tirane si autor te ngjarjes nen akuzen e kanosjes dhe fyerjes se prokuroreve te Prokurorise se Pergjithshme. Burime te Policise bejne me dije se i dyshuari sipas Policise e ka kryer te njejtin veprim dhe nje vit me pare ne Prokurorine e Tiranes. 72-vjecari i cili fajeson Prokurorine per fatkeqesite qe i kane ndodhur. Ne rastin e pare 72-vjecari u lirua pasi rezultoi me probleme mendore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›