E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Opozita të ndalë sulmet ndaj gjyqtarëve

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi kërkon nga opozita të ndalë sulmet ndaj gjyqtarëve. Në një takim me Përmbaruesit Privat sot paradite , Halimi tha se vendimet e gjykatës nuk kanë vlerë nëse nuk ekzekutohen në kohë.

“Sulmet personale ndaj gjyqtarëve, sulmet personale ndaj aktorëve të drejtësisë, nga ana e politikanëve të opozitës duhet të ndalohet në mënyrë urgjente. Aktorët e drejtësisë kanë nevojë për besim, duke filluar nga ne politikanët së pari.

Kreu i Ministrisë së Drejtësisë, duke folur per reformen e ndermarrë në shërbimin përmbarimor, tha se krijimi i Përmbarimit Privat ne Shqipëri, sipas modeleve me te mira Europiane, padyshim qe është hapi me i rëndësishëm ne forcimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

“Reformën ne përmbarim do ta ndjekim me shume vëmendje se është jashtëzakonisht e rëndësishme për një shtet të së drejtës. Ekzekutimet po tregojnë se publiku e ka mirëpritur reformën, se vendimet ekzekutohen më shpejt dhe ne mënyrë eficente nëpërmjet shërbimit privat se nga ato shtetëror. ne do ta monitorojmë me shumë kujdes veprimatinë e shërbimit privat. Do ta monitorojmë me shumë kujdes edhe sitemin e tarifave edhe zbatimin e ligjit nga të gjithë përmbaruesit privat”,- deklaroi Halimi.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›