E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, u kapën me drogë, 7 në pranga, mes tyre edhe një polic

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka mundur të kapë 160 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe ka vënë në pranga 7 persona, mes tyre edhe një efektiv policie, i identifikuar si Kujtim Çuni.

Mësohet se lënda narkotike po transportohej me një autoambulancë dhe destinacioni i saj ishte shteti fqinjë Mali i Zi, sic saktësojnë blutë e qytetit të Shkodrës.

Arrestimi i trafikantëve është bërë në aksin Shkodër-Lezhë, ndërsa policia e Shkodrës bëri publik edhe emrat e të arrestuarve të tjerë.
 
Ata janë shtetasit Tish Pali, Tom Zhuri, Zef Paloka, Anton Lumi, Gjon Bregu, Françesk Çuni , të cilët po udhëtonin me autoambulancën që transportonte lëndën narkotike.

Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›