E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi vlerëson votimin e Kodit Penal, kërkon vazhdimin e konsensusit

Tiranë- Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, ka vlerësuar konsenusin politik për votimin e Kodit Penal, duke ka deklaruar se është plotësuar një nga kushtet e BE- së.

Në një prononcim për gazetarët ai u shpreh se ndryshimet në Kodin Penal jo vetëm ndikojnë në integrim, por ndikojnë edhe në jetën shoqërore brenda vendit.

Miratimi i këtyre ndryshimeve është i rëndësishëm sepse ka të bëjë me një nga prioritetet kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian për Shqipërinë përsa i përket miratimit të legjislacionit që kërkon një shumicë të cilësuar në Parlament.
Së dyti, ndryshimet në Kodin Penal janë shumë kuptimplotë sepse kanë të bëjnë me disa çështje të rëndësishme, si për shembull, dekriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes, shkeljet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, masat kundër dhunës brenda familjes”,- tha Sequi.

Më tej ai u ka bërë thirrje partive politike të bien dakort edhe për çështje të tjera, siç është reforma zgjedhore.

Ndryshimet në Kodin Penal janë miratuar mbrëmjen e djeshme në Kuvend me 126 vota pro dhe asnjë kundër.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kodi Penal, Ligjet miratojnë në parim ndryshimet Tiranë- Komisioni i ligjeve para pak çastesh ka miratuar në...
  2. Ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër Tiranë- Komisioni i Ligjeve ka vijuar sot seancën e radhës...
  3. Banda e Durresit, Kodi Penal zbut akuzat Ndryshimet qe ka pesuar Kodi Penal qe nga viti 1995...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›