E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Wollfarth: Fletët e kontestuara, Kolegji dha një vendim të pranueshëm

14-06-2011 / Gazeta 55

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Ëollfarth e ka cilësuar si të drejtë vendimin e dhënë nga Kolegji zgjedhor për rinumërimin e të gjitha fletëve të kontestuara.


Wollfarth theksoi se vendimi i Kolegjit është mjaft i mirë pasi sipas tij do të trajtohen njëlloj të gjitha fletët e hedhura në kutitë e gabuara. Sipas tij, ky vendim do të rishqyrtonte në mënyrë të barabartë të votave për të dy kandidatët si dhe do t`i shqyrtonte në mnëyrë të një trajtshme të gjitha votat e qytetarëve për të parë vendimin e tyre.


Ndërkohë mbërmjen e djeshme Kolegji Zgjedhor mori vendimin në të cilin urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të numërojë të gjitha votat e kontestuara në të gjitha kutitë e votimit, për kryetarin e bashkisë, këshillin e bashkisë, por edhe të minibashkive.


Mbi bazën e këtij vendimi do të hapen të gjitha kutitë ku ka shënime nga ana e komisionerëve për fletë të kontestuara dhe rezultati i tyre do t`i bashkangjitet rezultatit të deritanishëm që ka Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›