Vlorë, vritet për hakmarrje 59-vjecari, plagoset autori
VLORË- Një tjetër vrasje me motiv gjakmarrjen, këtë herë në Selenicë të Vlorës, ku një 59-vjecar është ekzekutuar mbremjen e sotme, ndërkohë që vetë autori i ngjarjes ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë në rrethana ende te paqarta.
Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur Qafa e Malit në Selenicë, ndërsa 59-vjecari Baftjar Llanaj ishte duke u kthyer nga qyteti i Vlorës i shoqëruar nga dy persona.
Mësohet se 46-vjecari Sako Xhaferri i ka zënë pritë automjetit me të cilin udhëtonte viktima, duke qëlluar me një armë zjarri kallashnikov mbi të, duke i marrë jetën.
Ndërkohë, gjatë ngjarjes ka mbetur i plagosur edhe vetë autori, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës. Rrethanat e plagosjes së tij mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po heton në disa pista, një prej të cilave është edhe armatosja e viktimës ose e personave që e shoqëronin atë.
Sipas policisë vëllai i viktimës Baftjar Llanajt kishte vrarë disa kohë më parë familjarin e autorit Sako Xhaferrit.
Fenomeni i gjakmarrjes rëndon prej disa vitesh mes dy fiseve, ndërkohë që kjo është vrasje e tretë e ndodhur si pasojë e konfliktit mes tyre.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)