E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ristani: Vendimi i Kolegjit i dha të drejtë vlerësimit të çdo vote

14-06-2011 / Gazeta 55

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, deklaroi sot gjatë një komunikimi me mediat se vendimi i Kolegjit Zgjedhor të Apelit i dha të drejtë KQZ-së për numërimin e çdo vote të qytetarëve. Duke reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Ristani deklaroi se në dy vendimmarrjet e fundit të Gjykatës Zgjedhore veprimtaria e KQZ –së, u vlerësua e ligjshme dhe e drejtë.
Kjo sipas Ristanit konfirmon veprimin e drejtë të KQZ për numërimin e votave të rregullta të qytetarëve shqiptare ndonëse nuk u hodhën në kutinë respektive.
Pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinisë numërimin e votave në kutitë e kontestuara. Dy javë më parë KQZ finalizoi me sukses numërimin e 117 kutive, nga të cilat kandidati demokrat Lulzim Basha u shpall fitues i bashkisë së Tiranës me 81 vota më shumë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›