E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: PD përfaqëson alternativën e interesave të qytetarëve shqiptarë

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, njëkohësisht kryesuesi i listës së kandidatëve të PD-së në qarkun e Durrësit, deklaroi sot se, "PD përfaqëson alternativën e interesave të qytetarëve shqiptarë, alternativën e punësimit, rrugëve, shkollave, spitaleve, rritjes së rrogave dhe pensioneve". 

Gjatë takimit elektoral në Shijak, Halimi tha se "përballë ne kemi një alternativë bllokuese që kërkon të na kthejë pas". "Ne kemi përballë alternativën kundër biznesit. Gjykata Administrative duhet të ishte ngritur 4 vite më parë, por Edi Rama është kundër biznesit dhe nuk pranoi që vendi të përfitonte fondet e akorduara për ngritjen e kësaj gjykate", tha Halimi. 

Sipas Halimit, "Edi Rama ëndërron të ngrejë një zyrë në vend të gjykatës që ta kontrollojë vetë sipërmarrjen". "Shqipëria ka nevojë për investime, ndërkohë që ai kërcënon biznesin se do të rrisë taksat, do të anullojë pronat e shqiptarëve dhe koncensionet e deritanishme", tha Halimi. 

(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›