Topi: Politika zbaton standarde të ndryshme zhvillim
TIRANE-Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, gjatë takimit me simpatizantë e mbështetës të kësaj partie në zonën e Kombinatit, tha se banorët e kësaj zone nuk janë trajtuar si pjesët e tjera të kryeqytetit.
"FRD vjen para jush me një drejtues teknik dinjitoz i futbollit si Albano Janku. Ky sport të mëson shumë rregulla, rregulla të forta që duhet të aplikohen edhe në jetën e përditshme, por që i mungojnë politikës shqiptare", tha kryetari i FRD-së para banorëve të njësisë 6-të.
Në Tiranë, vazhdoi z. Topi, ‘politika zbaton standarde të ndryshme zhvillim, ndërsa FRD synon të ndryshojë këtë politikë diskriminuese për t’ju ofruar shqiptarëve një politikë të ndershme, që ka në plan të parë qytetarin, pa shifra dhe premtime boshe".
Ndërsa kandidati për deputet i FRD-së, Albano Janku, shprehu besimin se në 23 qershor do të jetë pjesë e skuadrës fituese të Frymës së Re Demokratike.
(BalkanWeb)