Itali, shqiptari ther me thikë bashkëshorten për xhelozi
VENECIA- Një grua shqiptare është gjetur e vrarë sot në Noale të Venecias, ndërsa autor i krimit dyshohet se është bashkëshorti i saj. Mediat italiane sqarojnë se gruaja është qëlluar me thikë në gjoks e shpinë, dhe shkak për këtë dyshohet se është bërë xhelozia.
Po sipas mediave italiane, mësohet se gruaja është goditur edhe në kokë me gurë.
Policia ka arrestuar burrin e saj Pashko Gjelaj, 54 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortjes së tij Hane Gjelaj, 46 vjeç. Pasi e vrau gruan, ky i fundit e ka braktisur atë në një rrugë.
Sic e ka rindërtuar ngjarjen policia, mësohet se burri shqiptar i papunë po e priste gruan e tij në rrugë, teksa ajo kthehej nga puna në një azil. Nuk dihet cfarë e ka shtyrë burrin që të kryente krimin e rëndë, por dyshimet e para cojnë tek xhelozia.
(ma.ar/BalkanWeb)