Riatdhesimi i Almashad, Shteti shqiptar po shkel Kushtetutën
Tiranë- Shteti shqiptar po shkel hapur të drejtat e e ish- të burgosurit të Guantanamos, Sherif Almashad dhe bashkëshortes së tij shqiptare duke mos i lejuar të shkojnë në Egjipt.
Kështu është shprehur avokati mbrojtës i Almashad, Shyqyri Dylgjeri i cili ka theksuar se do t’i drejtohen gjykatës nëse çështja nuk merr një zgjidhje sa më shpejt.
Të drejtat kushtetuese i garantohen si shtetashve shqiptarë edhe atyre të huaj. Dhe në rastin konkret shtetasi egjiptian sherif Almashad dhe bashkëshortja shqiptare Drita Gjoni pra cënimet e bëra nga autoritetet shqiptare janë të njëjta për të dy bashkëshortët. Në rastin konkret themi se është një shkelje e hapur e të drejtave të tyre kushtetuese për të kaluar dhe lënë territorin shqiptar- tha Dylgjeri.
Ditën e sotme përfaqësuesja e organizatës britanike Reprive, Katie Taylor e cila mbron ligjërisht ish- të burgosurit e Guantanamos, gjatë një konference tha se nuk ekziston asnjë pengesë ligore nga ana e Egjiptit që të pengohet hyrja e Almashad dhe bashkëshortes së tij në atë shtet.
Sipas Taylor vendet e Bashkimit Europian kanë lejuar kthimin e ish- të burgosurve të Guantanamos në vendet e tyre dhe vetëm 3 ditë më parë Gjerogjia lejoi kthimin në Libi të një ish- të burgosuri tjetër. Vetë Sherif Almashad ka kërkuar që shteti shqiptar ta lejojë të kthehet te familja e tij në Egjipt, pasi sipas tij mbi të nuk rendon asnjë akuzë, apo paqartësi.
Sherif Al-Mashad për 8 vjet qëndroi në burgun e Guantanamos si i dyshuar për terrorizëm, dhe në 2010-ën do të strehohej në Shqipëri bashkë me 10 të burgosur të tjerë. Por sot edhe pse është ‘pastruar’ nga akuzat shteti shqiptar nuk lejon daljen e tij nga vendi, dhe as të bashkëshortes shqiptare, arsyet ende janë të paqarta.
Shkrime të tjera me interes:
- “Prokuroria e Përgjithshme shkel Kushtetutën” Tiranë- Prokuroria e Përgjithshme ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën, sa...
- Rritet kriminaliteti në vend, KSHM: Shteti duhet të marrë masa Tiranë- Komiteti Shqiptar i Helsinkit duke marrë shkas nga vrasjet...
- Emigrantët shqiptar, AK: Jo vetëm të anashkaluar, por të braktisur totalisht Tiranë- Mbrojtja e të drejtave të emigrantëve shqiptar jo vetëm...