E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Reformë edhe në pagat e gjyqtarëve

21-08-2012 / Gazeta 55

Ministri i Drejtësisë zbulon projektin e Qeverisë për zvogëlimin e diferencës së pagave të gjyqtarëve të Shkallës së Pare me ata të Gjykatës së Lartë

Qeveria shqiptare ka vendosur të zvogëloje diferencën e pagave të gjyqtarëve të Shkallës së Pare me ata të Gjykatës së Lartë. Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, bëri të ditur dje, se kjo nismë do të sjellë rritje të performancës së sistemit gjyqësor dhe shërbimit ndaj qytetarit.
“Gjyqtari i shkallës së parë ta ketë pagën 55 për qind të pagës se gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Por do të jetë një nivel më i ulët po ta ketë në një nivel më të 65 për qind, që do të thotë rritje e nivelit të pagave të gjyqtarëve të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Edhe në qoftë se nuk arrin të shkojë në gjykatën e Apelit, me kalimin e 15 apo 20 viteve, gjyqtari ka mundësi të marrë statusin e gjyqtarit të Apelit”, ka bërë ët ditur ministri Halimi, ndërsa ka saktësuar se ndërsa paga bazë e gjyqtarit të shkallës së Parë është 75 mijë lekë, ajo varion nga 95 mijë deri 110 mijë lekë.
Vetëm pak javë më parë, Ministria e Drejtësisë përuroi shërbimin on-line për qytetaret, ku ata mund të ndjekin çdo hap të çështjes së tyre në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Ministri Halimi nënvizon se dixhitalimi i sistemit do te rrisë transparencën ndaj publikut.
“Po ecim me planin e jashtëzakonshëm të dixhitalizmit, të bindur për rritjen e përgjegjshmërisë e transparencës së aktorëve dhe nga ana tjetër, publiku ka mundësi të shohë se çfarë po ndodh”, është shprehur ministri Halimi
Reforma në Drejtësi, përmirësimi i shërbimeve si dhe ulja e korrupsionit në gjyqësor kanë qenë një kërkesë e vazhdueshme e Brukselit zyrtar, si pjesë e kushteve për anëtarësim.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›