E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama shifje të reja për qëllime të vjetra

21-08-2012 / Gazeta 55

Kreu i PS-së, në funksion të qëllimit të vjetër, atë të fitores së zgjedhjeve të vitit 2013, kishte shtuar e modernizuar shpifjet dhe mashtrimet. Mes shpifjes ndaj emrave të drejtuesve të institucioneve, në kushtet e mungesës së ofrimit të alternativave politike e qeverisëse, në autointervistën e tij më të fundit, nuk linte pa bërë rolin e të përbalturit, e lypësit për disa vota në zgjedhjet e ardhshme. Mes shpifjeve, mashtrimeve dhe lutjeve, dëshpërimi dhe makthi i tij dukshëm vihej re në gjetjen më të fundit, të zëvendësimit të editorileve me autointervistën më të fundit të tij, për fatin e paravendosur për atë edhe në zgjedhjet e vitit 2013

Edi Rama “prishi traditën” fundjavën që shkoi. Të mësuar me editorialet e tij monotone për çdo të shtunë, këtë herë ai u mjaftua vetëm me një njoftim në “tëitter”, sipas të cilit në vend të editorialit do të lexonim një autointervistë të stërzgjatur të tij në dy numra gazete.
Botimi i autointervistës përfundoi dhe shija që të ngelej nuk ishte asgjë më shumë se makthi dhe dëshpërimi i cili ka kapur Edi Ramën, i fshehur mes shpifjeve e sajesave të reja... për një qëllim të vjetër. Aq i dukshëm ishte dëshpërimi dhe makthi i tij sa në kushtet e shterpësisë dhe pamundësisë për mos artikulim të asnjë alternative të mundshme politike apo edhe qeverisëse, ju lutej zgjedhësve që në vitin 2013 të votojnë atë. Sigurisht për të amortizuar këtë gjendje të tij dëshpëruese, ai kishte modernizuar shpifjet dhe mashtrimet, duke ofruar si kolateral në këmbim të votave të shumëdëshiruara në vitin 2013 prej tij, “investimi me zemër e me mendje për të hapur rrugën për një Rilindje Shqiptare”.

* * *
Edi Rama, për kohën që është bërë pjesë e politikës aktive, saktësisht që prej marrjes së drejtimit të PS-së, politik-bërjen e tij e ka parë të lidhur ngush me emrat, sigurisht në funksion të emrit të tij. Duke u marrë në më se shtatë vitet e fundit që ai drejton PS-në, fillimisht me emrat brenda partisë, e më pas me emrin e vetë, në zgjedhjet vendore të vitit 2007, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 e sërish në zgjedhjet vendore të vitit 2011, ai ka harruar të ofrojë alternativa të vërteta e të mundshme politike e qeverisëse..., por jo shpifje e mashtrime të modifikuara herë pas here, në funksion të qëllimit të tij të vjetër... Ose, për hir të së vërtetës, alternativa e vetme politike që ka ofruar në këto më se shtatë vjet, ka qenë bllokimi..., bllokimi dhe pakënaqësia e anëtarësimit në NATO, bllokimi i dështuar i dokumenteve të identifikimit, bllokimi i liberalizimit të vizave, bllokimi i parlamentit në emër të hapjes së kutive, bllokimi i parlamentit në emër të mos-hapjes së kutive, bllokimi ire formave ë integrimit etj..., etj...
Larg kësaj të vetme alternativë me bazë bllokimin e gjithçkaje, edhe në intervistën më të fundit, ai nuk ofronte asgjë, me gjithë dëshirën për ta votuar në vitin 2013. Jo vetëm ka, por edhe në intervistën e fundit, ai sërish merrej me emrat. Dhe në listën e tij të hapur të lakimin mashtrues e shpifës të emrave si e vetme alternativë, Edi Rama nuk linte pa përmendur emrin e “ndryshimit të beftë në SHISH”, emrin e Bamir Topit për kohën e artë “të komunikimit normal”, emrat e keqardhur të “rrjetit të kundërshtisë qytetare të shoqërisë civile”, emrin virtual të “ndryshimeve në Prokurori”... etj..., etj. Ashtu sikurse, i dashuruar me emrin e vetë, nuk e linte pa përmendur atë, me gjithë dozat e shtirura e bajate të vetëkritikës e vetë fajësimit për “ngutjen në ndryshimet kushtetuese” të vitit 2008...
Të paktën këtë herë merret me emra të gjallësh, sepse për shumë kohë, nuk linte pa u marrë me çdo të vdekur të mundshëm...

* * *
Përpos asaj se me çfarë duhet të merret, por që nuk di të merret, Edi Rama në autointervistën më të fundit, të copëzuar në dy pjesë, ndjehej i dëshpëruar deri në atë nivel sa i çarmatosur nga alternativat e mundshme, por i armatosur me shpifje e mashtrime të reja, lutej deri në kufijtë e vetëbaltosjes, për votimin e tij në vitin 2013.
Mes lutjeve “për reagim të fortë popullor në funksion të rrotacionit politik”, Edi Rama nuk thoshte asgjë, pse duhet reaguar, apo se çfarë ai ofron për të nxitur këtë reagim. Përkundër kësaj, fliste shumë por nuk thoshte asgjë, kur shpërndante receta sipas së cilave “rotacioni politik do të kthente vetiu disa ekuilibra elementarë për ekzistencën e një republike kushtetuese”.
I zhytur në dëshpërimin e tij, Edi Rama “investimit” te tij lutës, për ndoca vota në vitin 2013, i shtonte edhe ndoca doza mashtrimi “të vënies në sedër” të zgjedhësve, me teorinë e tij, sipas së cilës “një shoqëri që e pret ndryshimin duke ndenjur në shtëpi është e dënuar të presë gjatë”.
Por edhe këtë pjesë të vetëpërbaltjes mes shpifjeve e mashtrimeve të reja për një qëllim të vjetër, të lutjes, gati me të qarë për ndoca vota në vitin 2013, ai e bën në mënyrën më të keqe të mundshme.
Kompleksin e vetë, të mashtruesit e të pabesit, e kamuflon në autointervistën e fundit, duke ia zhveshur vetes dhe duke tentuar t’ia veshë kundërshtarit të tij politik. Dhe jo vetëm kaq, por shkon aq larg, sa duke mohuar vlerat, por për më tepër alternativat  e mazhorancës së sotme në prag të zgjedhjeve të vitit 2005, vetë tenton t’ia hedhë me “sinqeritetin e tepruar” se “PS-ja nuk është një robot i përsosur..., por është e vetmja shpresë reale për kthimin e Shqipërisë në rrugën e duhur”. Dhe me kaq, pret që zgjedhjet e vitit 2013, të jenë për Edi Ramën, një dhuratë e rënë në një qese patatinash.
Por me gjithë, mënyrës së sjelljes së tij, prej mashtruesi e shpifësi, vetëm për zgjedhësit, as në intervistën e fundit, nuk ofronte asnjë alternativë të mundshme qeverisë, qoftë për pagat e pensionet, qoftë për punësimin e papunësinë, qoftë për taksat, e akcizat, qoftë për fermerët e të përndjekurit, qoftë për rrugët e koncesionet...
Dhe në këmbim të saj, në tentativë për “ti ngopur me lugë bosh” zgjedhësit, ju ofronte atyre në mënyrën më tallëse “investimi me zemër e me mendje”... Dhe pret që për këtë “investim” ai ti rikthehet politikave bllokuese, në pritje se në vitin 2013 do të votohet.
Këtu “i gënjen mendja”...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›