E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Shërbimi i provës, histori suksesi

“Trajtimi i të dënuarve sipas standarteve europiane është padyshim një sfidë e reformës në drejtësi si një pjesë e rëndësishme e këtij sistemi”. Kështu është shprehur ministri i drejtësisë Eduard Halimi në një konferencë me temë “Vlerësimi i të dënuarve, standardet dhe ndryshimi” ka kanë qënë të pranishëm edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Cannon.
 

Kreu i drejtësisë Halimi e ka cilësuar si një histori suksesi shërbimin e provës duke theksuar se dënimi alternativ i jep fund dilemës së gjyqtarëve dhe të prokurororëve për dhënien e një vendimi duke e garantuar që personi do të monitorohet.

“Sot ne jemi dëshmitarë se historia e shërbimit të provës është një histori suksesi pas pasti vëmedjen më të madhe të të gjithë ekspertëve. Aktualisht shërbimi i provës ka 3500 persona ndërkohë që të dënuar janë vetëm 3 mijë që jetojën nëpër burgje. Kjo reformë bëri të mundur që nga një sistem represiv që ka si bosht burgimin të kthehet një një kompleks që kalibron sipas rëndësisë së veprës dhe personalitetit të të dënuarit” theksoi Halimi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›