Rama kërcënoi opozitën me ushtrim dhune

Reagojnë Topalli dhe Bregu
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu reaguan dje ndaj kërcënimeve të kreut të mazhorancës, Edi Rama. Gjatë diskutimeve në seancë, Rama kërcënoi opozitën se, ai si njeri i dhunës, ende s’e ka treguar dhunën e tij të vërtetë. Për ish kryetaren e Kuvendit, kërcënimi është i qartë dhe njëherazi është një fillim i mbrapshtë. “Më akuzuat se ushtrova dhunë, por ju akoma nuk e keni parë ç’është dhuna!”, tha Edi Rama sot. Ky ishte programi i Edi Ramës, 3 minuta para votimit! Ky, ishte kërcënimi, që ende pa u votuar ai i bëri opozitës. Fillim i mbrapshtë!”, shkruan në Facebook, Topalli. Ndërsa për deputeten Majlinda Bregu, Rama dha një provë të mjaftueshme sesi do të sillet me opozitën. “Lexoni ç’tha Edi Rama sot në parlament: “Me akuzuat që ushtrova dhunë, por ju akoma nuk keni pare se ç’është dhuna”. Të dashur miq, ka nevoja për prova të tjera se çfarë sjellje do të ketë kryeministri i ri me opozitën?!”, thuhet në reagimin e ish ministres së Integrimit, Majlinda Bregu.