E Diel, 1 Nëntor 2026

Para Jorgo mbrapa te vjen Edi – do rivendosim dinjitetin e qytetarëve të mashtruar

16-09-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha, status në Facebook

Pas diskutimeve të ashpra në seancën plenare dy ditore, të cilat kulmuan me miratimin e programit të socialistëve, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha deklaron edhe njëherë se programi i Edi Ramës është si programi i Papandreut, që zhyti Greqinë në krizë ekonomike.
“Të dashur miq, në një nga romanet e Nikos Kazanzakis, një oficer në front u thërriste ushtarëve: Empros pedhia e pise Jani - Para djem prapa vjen Jani. Ajo që shkrimtari gjenial përshkruan në një front rikthehet për ironinë tonë të fatit në raportet e George Papandreout, të cilin sot Skocia e shpalli “non grata” për mashtrimin që iu bëri grekëve. Edhe z.Rama që erdhi në pushtet me premtimet e llojit të tij dhe që mesa duket do ta ndjekë atë shumë shpejt mbrapa”- shkruan Berisha. Ai garanton se dinjiteti i qytetarëve shqiptarë të mashtruar nga premtimet e Ramës, do të rivendoset. “Kështu dinjiteti i qytetarëve shqiptarë të mashtruar do të rivendoset. Ne jemi dhe do qëndrojmë në këmbë, në mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve të mashtruar. Ne jemi parti e lirive dhe dinjitetit njerëzor!”, vijon më tej komentin e tij, Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›